21 Dhjetor, 2022 - 5:32 pm
Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu është paraqitur me shumë sukses në Masterin e Izraelit, shkruan KultPlus.
Fazliu ka arritur që të fitojë medaljen e argjendtë, duke u mposhtur në finale ndaj japonezes, Miku Takaichi me IPPON.
Ajo ka garuar në kategorinë -63 kilogramë, derisa ka fituar 1260 pikë të tjera olimpike.
Distria Krasniqi fitoi të artën ditën e djeshme, ndërkaq Nora Gjakova u rendit e pesta.
Xhudistja tjetër, Loriana Kuka, ndeshet nesër. /KultPlus.com