17 Shkurt, 2024 - 8:00 pm
Pas tre muajve pritje dhe shumë emrave të cilët janë diskutuar, Kombëtarja e Kosovës është bërë me trajner të ri.
Trajneri gjerman Franco Foda është emëruar zyrtarisht në krye të shtabit teknik të Dardanëve.
Në një konferencë për shtyp nga Federata e Futbollit të Kosovës, Foda është prezantuar para mediave si përzgjedhësi i ri i Dardanëve.
57-vjeçari ka një karrierë të pasur, pasi për rreth pesë vite ka drejtuar Kombëtaren A të Austrisë, ku ka drejtuar në 48 ndeshje dhe ka një mesatare prej 1,81 pikëve. /KultPlus.com
Ai ka qenë në tre periudha të ndryshme trajner i skuadrës së madhe austriake Sturm Gra, derisa si trajner ka udhëhequr edhe skuadrën gjermane Kaiserslautern dhe atë zvicerane Zurich.
Foda është prezantuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi