13 Tetor, 2019 - 3:00 pm
Eurisa Rukovci, drejtoreshë ekzekutive e Social Lab, ishte e ftuara e vetme nga Kosova në Samitin Ndërkombëtar mbi Shëndetin Mendor dhe Përkrahjen Psikosociale, i cili u zhvillua në Amsterdam dhe Hagë prej 6 gjer më 10 tetor, nën organizimin e Ministrisë holandeze të Tregtisë së Jashtme dhe Bashkëpunimit Zhvillimor.
Në këtë samit, ndër të tjera, morën pjesë edhe Peter Maurer, President i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), Sir Mark Lowcock, Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështje Humanitare, Elhadj As Sy, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor Gjeneral i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), Christos Stylianides, Komisioneri Evropian për Ndihmë Humanitare dhe Menaxhim të Krizës (ECHO), Omar Abdi, Zëvendësdrejtor ekzekutiv për Programe i UNICEF-it, etj.
Ky samit mblodhi bashkë ekspertë, akademikë, politikëbërës, ministra dhe aktivistë nga e gjithë bota për të theksuar se, mbi të gjitha, përkrahja psikosociale në situata krizash nuk është luks, por domosdoshmëri. /KultPlus.com