6 Prill, 2022 - 6:45 pm
Ministria e Kulturës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Paqe dhe Zhvillim, shkruan KultPlus.
Përmes një video në të cilën u paraqit Zëvendësministrja e Kulturës, Daulina Osmani, ajo tha se sporti në këtë qeveri llogaritet si prioritet shtetëror.
“Në qeverinë e Republikës së Kosovës, sporti si fushë me interes të veçantë publik është prioritet shtetëror, data 6 prill shënon Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Paqe dhe Zhvillim”.
Osmani gjithashtu theksoi se sporti nuk njeh dallime dhe përmes tij mund të ketë shumë arritje.
“Gjuha e sportit nuk njeh dallime kulturore, fetare, etnike dhe sociale, andaj përpjekjet tona për zhvillimin e sportit dhe përmes sportit nuk duhet të kufizohen për vetëm një ditë”. /KultPlus.com