8 Mars, 2022 - 4:17 pm
Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, u ka bërë thirrje të gjitha grave që të merren me sport në Ditën e Gruas, pra, 8 marsin, shkruan KultPlus.
Përmes një video të publikuar në rrjete sociale nga Asllani, kjo e fundit shihet e veshur me fanellën e një prej klubeve më të trofeshëm ndonjëherë, Real Madrid, ku edhe bën thirrje për gratë të merren me sport.
“Futbolli i grave po bëhet gjithnjë e më i mirë. Po bëhen gjithnjë e më shumë investime. Klubi më i madh në botë (Real Madrid) e ka themeluar klubin e saj të grave dhe kjo është pozitive. E di që për të barazuar futbollin e grave dhe burrave duhet punë por ne po bëjmë hapa drejt përmirësimit që janë shumë pozitive. Ta kemi futbollin e barabartë është qëllimi kryesor që kemi”.
Gjatë videos, ajo shtoi se gratë mund të sjellin ndryshimin në botë.
“Duhet ta ngrisim zërin sepse gratë mund ta ndryshojnë botën. Vazhdoni të besoni tek vetja juaj, tek ëndrrat e juaja dhe besoni se ju mund të jeni ndryshimi në botë”.
Asllani ka arritur që të fitojë medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike që u mbajtën vitin e kaluar, derisa ka fituar shumë trofe edhe me klube. /KultPlus.com