11 Tetor, 2020 - 11:25 pm
Futbollistja shqiptare Kosovare Asllani ka shënuar golin e parë në histori të ekipit të femrave të Real Madridit.
Klubi i femrave të “Real Madridit” nga ky sezon ka filluar garat në elitë, sepse është ribashkuar dhe ka blerë të drejtat e klubit “Tacon”.
Megjithatë, ‘galaktiket’ nuk e kanë nisur edhe mirë sezonin 2020/21 në Primera Division duke u mundur thellë 0-4 nga Barcelona në ndeshjen e parë.
Në ndeshjen e javës së dytë, ekipi i femrave të “Los Blancos” nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Valencia.
Golashënuesja e parë në histori në klubin e femrave të Realit dhe e vetmja që shënoi në këtë ndeshje ishte futbollistja shqiptare Kosovare Asllani.
Asllani ishte e saktë në minutën e 22-të të ndeshjes, duke i dhënë epërsinë 0-1 Real Madridit, por avantazhin nuk munden ta mbajnë deri në fund. Valencia barazoi disa minuta më vonë për 1-1 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja./ KultPlus.com