16 Nëntor, 2019 - 5:30 pm
Vajza nga Rahoveci synon të kthehet në vendlindje dhe të fillojë biznesin e saj.
Të rinjtë e Kosovës në vende të ndryshme të botës po arrijnë suksese të mëdha kështu duke i bërë të gjithë krenar me arritjet e tyre.
Në mesin e tyre është edhe Elona Morina nga Rahoveci e cila fal përkushtimit të madh gjatë studimeve arriti që të zgjedhet si studentja më e mirë e huaj në Universitetin Teknik te Ingolstadt-it ne Gjermani (Techniche Hochschule Ingolstadt).
Përveç studimeve të saj, Elona Morina ka kaluar disa semestra si tutore e matematikës, shkruan rtv21.tv, transmeton KultPlus.com