KQZ njofton qytetarët për dokumentet e vlefshme për votim

7 Shkurt, 2025 - 10:30 am

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar qytetarët për procesin e votimit që do të mbahet të dielën në Kosovë.

Nga KQZ u tha se qytetarët e Kosovës mund të përdorin letërnjoftimin, pasaportën ose patent-shoferin si dokument të vlefshëm për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një njoftim zyrtar, KQZ ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votim dhe ka kërkuar nga qytetarët që të sigurohen se kanë me vete një nga këto dokumente ditën e zgjedhjeve.

Dokumentet e vlefshme për votim:

Letërnjoftimi

Patentë-shoferi

Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të drejtohen te faqja zyrtare e KQZ-së./ KultPlus.com

Të ngjajshme