13 Dhjetor, 2020 - 5:28 pm
Heroina e Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman ka shpërndarë së fundmi në facebook një fotografi me mbishkrim, e cila ka mesazhe të fuqishme brenda saj, shkruan KultPlus.
Goodman ka shpjeguar se si i sheh konceptet jetë dhe luftë, teksa ka theksuar se disa luftojnë e disa heshtin. Për veten e saj, ajo ka thënë se ka zgjedhur të jetë e zëshme, ndërkaq në fund ka shtuar se zërat janë duke u shtuar.
KultPlus ua sjell të plotë shkrimin e Vasfije Krasniqi Goodman:
Nuk mund të ketë luftë sikur të mos kishte jetë, pra jeta është vetë lufta, por që dikujt i imponohet roli, e dikush e zgjedh vetë se ç’rolë do t’merr në jetë-luftë, e pastaj nga brenda udhëzohemi se si të sillemi, të jemi të zëshëm në kērkesat tona, apo të heshtim në atë që na takon, të luftojmë për atë që meritojmë apo të pranojmë të nënshtrohemi e të mbesim të tillë për gjithnji.
Unë kam zgjedhur ato të parat, se aty dua të jem!
Andaj e di që rruga ime është luftë për më shumë të drejta, më shumë barabarsi, më pak vuajtje më pak m’varësi.
E di, e ndjej, sepse jam nisur nga vetja ime, nga të qenurit ashtu siq jeni edhe ju, dhe një ditë edhe tek ti do të vi.
Zërat sa vijn e shtohen. / KultPlus.com