Krasniqi për votimet në bazë të relacioneve: Kandidatët duhet të votohen për vlerat e tyre

14 Janar, 2021 - 12:08 pm

Publicisti Milazim Krasniqi nëpërmjet një statusi në facebook ka komentuar për votimet që bëhen në bazë të relacioneve, shkruan KultPlus.

Ai ka thënë se ka dëgjuar votues që thonë se nuk e votojnë një politikan pa shkuar te ta në vizitë, teksa profesori Krasniqi ka thënë se në këtë rast duhet të vlerësohen vlerat e kandidatit.

KultPlus ua sjell të plotë reagimin e Milazim Krasniqit:

Më ka rënë ta dëgjoj këtë qëndrim: “Pa ardhë te na (politikani), nuk ia japim voten!” D.m.th. kushti në këtë rast është minimal, një takim në familje, në odë, në shkollë të katundit, kudo. Mjerisht, ky qëndrim zbulon individin e padijshëm, të kompleksuar, të preokupuar me veten e jo me shoqërinë, as me shtetin. Kandidatët duhet të votohen për vlerat e tyre politike, etike, profesionale, njerëzore, e jo pse i takojmë në një tubim koti. Aq më tepër në kohë rreziku nga pandemia. / KultPlus.com

Të ngjajshme