30 Korrik, 2020 - 2:42 pm
Është krijuar sot kodi i veçantë për mbështetje të bizneseve të grave në Kosovë me rishikim të buxhetit, shkruan KultPlus.
Vlera e ndarë për grante të dedikuara bizneseve të grave për pjesën e mbetur të vitit 2020 është 400,000 €.
Përmes këtij granti, synohet që të ju ndihmohet vajzave dhe grave në tejkalimin e situatës aktuale dhe në rritjen e promovimin e afarizmit të grave në të ardhmen.
Lajmin e ka bërë të ditur deputetja Mimoza Kusari-Lila e cila është shprehur e lumtur për kët ëfakt dhe ka falënderuar deputetet që mbështetën këtë propozim.
“E lumtur që sot arritëm ta krijojmë kodin e veçantë për mbështetje të bizneseve të grave në Kosovë me rishikimin e buxhetit.
Ky kod prej tash e tutje është në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë nën Agjencionin për promovim dhe mbështetje të bizneseve, kodi subvencione dhe grante.
Vlera e ndarë për grante të dedikuara bizneseve të grave për pjesën e mbetur të vitit 2020 është 400,000 €.
Falënderoj të gjithë deputetet që e mbështeten këtë propozim.
Për të gjitha gratë dhe vajzat në biznes, uroj e shpresoj që sadopak të arrijmë të ju ndihmojmë në tejkalim të situatës aktuale dhe në rritje e promovim të afarizmit tuaj në të ardhmen.
Nga pozita e deputetës dhe anëtares së Komisionit për Zhvillim Ekonomik, do ta mbikëqyrë nga afër zbatimin e këtij programi.”, ka shkruar Kusari-Lila. / KultPlus.com