25 Korrik, 2024 - 2:50 pm
Kompania amerikane Mattel prodhoi kukullën e parë Barbie që është e verbër dhe mban një shkop, në mënyrë që të krijojë ndjenjën e përkatësisë tek fëmijët me probleme me shikimin.
Gjashtë dekada pas Barbies së parë, kompania vendosi të prodhojë këtë lloj kukulle për ta bërë ofertën e saj edhe më të larmishme.
Qëllimi, siç thuhet nga kjo kompani, është që fëmijët që kanë probleme me shikimin ose janë të verbër të përfaqësohen më mirë në shoqëri.
“Ne e kuptojmë se Barbie është shumë më tepër se thjesht një kukull”, tha nënkryetarja e kompanisë Krista Berger, duke shtuar se përmes saj, fëmijët mund të shprehen dhe të fitojnë një ndjenjë përkatësie.
Mattel punoi me Shoqatën Amerikane të të Verbërve për të siguruar që çdo gjë nga sytë e kukullës deri te rrobat të portretizonin me saktësi njerëz të verbër ose me shikim të dobët.
Barbie është e veshur me rroba të bëra prej pëlhure të ndjeshme në prekje që mund të vishen më lehtë, dhe paketimi është i përshtatshëm për fëmijët e verbër me germa Braille./KultPlus.com