6 Shtator, 2019 - 11:45 am
Këshilli i Ministrave miratoi propozimin e Ministrit të Shtetit për Diasporën për krijimin e “Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët”.
Kjo qendër do të ketë si qëllim studimin e specializuar të historisë, letërsisë dhe kulturës së komunitetit arbëresh.
Pjesë e rëndësishme e funksionit të kësaj qendre do të jetë kryerja e studimeve për komunitetit arbëresh, promovimin, ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor tek ky komunitetit si dhe me organizimin e aktiviteteve, seminareve dhe konferencave shkencore të cilat do të kenë si fokus komunitetin arbëresh. Gjithashtu botimi i studimeve të QSPA-së do të kryhet në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve për Diasporën.
Në kuadër të kësaj qendre do të funksionojë edhe Këshilli Koordinues, i përbërë me nëntë përfaqësues nga Akademia e Shkencave, Akademia e Studimeve Albanologjike, Ministria përgjegjëse për Politikën e Jashtme, Ministria përgjegjëse për Kulturën, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe katër përfaqësues të komunitetit arbëresh një prej të cilëve nga komuna e Zarës në Kroaci.
Kjo qendër me seli në Tiranë do të nxisë bashkëpunimin mes studiuesve vendas dhe në diasporë, me qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e studimeve të lidhura me botën shqiptare.
Vendimin e plotë mund ta lexoni këtu: https://diaspora.gov.al/…/VENDIM-P%C3%8BR-KRIJIMIN-E-QENDR%…