28 Qershor, 2022 - 3:15 pm
Një ish-roje i kampit nazist, i identifikuar me emrin Josef S, është dënuar me pesë vjet burg për asistim në vrasjen e mijëra të burgosurve në Sachsenhausen afër Berlinit, shkruan BBC.
Krimineli nazist më i vjetër që ka dalë ndonjëherë në gjyq në një gjykatë gjermane, ai gjithmonë e kishte mohuar të ishte roje SS në kamp. Ai u shpall fajtor për ndihmë dhe nxitje në vrasjen e 3518 personave.
Ai ishte bashkëpunëtor në pushkatimin e robërve sovjetikë të luftës dhe vrasjen e të tjerëve me gazin Zyklon B. Mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij dhe do të apelojë kundër dënimit me burg, transmeton KultPlus.
Dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në Sachsenhausen gjatë Luftës së Dytë Botërore nga uria, puna e detyruar, eksperimentet mjekësore dhe vrasja nga SS.
Më shumë se 200,000 njerëz u burgosën atje, duke përfshirë të burgosur politikë, si dhe hebrenj, romë dhe sinti (ciganë). /KultPlus.com