13 Korrik, 2022 - 10:53 am
Inflacioni në SHBA ka të ngjarë të arrijë një nivel të ri 40-vjeçar në qershor, i nxitur nga një rritje në kostot e gazit, ushqime, qira, makina dhe dhoma hoteli më të shtrenjta, shkruan AP.
Një raport i qeverisë që pritet të dalë sot, do të tregojë se çmimet e konsumit u rritën me 8.8% në qershor krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave të ofruara nga FactSet. Kjo do të ishte një rritje me 8.6% dhe më e madhja që nga dhjetori 1981.
Inflacioni në atë nivel do ta bënte shumë të mundshme që Rezerva Federale të zbatojë një tjetër rritje të madhe të normave të interesit në mbledhjen e saj të ardhshme pas dy javësh.
Rritje të tilla të mëdha çmimesh do të nxirrnin në pah ndikimin brutal që ka pasur inflacioni në financat e shumë familjeve, pasi kostot e shumë nevojave janë rritur me ritëm më të shpejtë se të ardhurat.
Kostot shumë më të larta të huamarrjes mund të futen në recesion vitin e ardhshëm. Konsumatorët kanë filluar të tërhiqen pak nga shpenzimet, shitjet e shtëpive po bien.
Inflacioni ka të ngjarë të ngadalësohet muajt në vijim, por nuk është e qartë se sa. Çmimet e naftës ranë të martën në rreth 96 dollarë për fuçi dhe mallrat e tjera, përfshirë metalet si bakri, gjithashtu janë bërë më të lira, kryesisht për shkak të frikës së recesionit në SHBA dhe Evropë. / KultPlus.com