17 Shtator, 2022 - 11:28 pm
Në muzeun e famshëm të Luvrit dhe në Pallatin e Versajës dritat do të fiken më herët se zakonisht.
Ky vendim po merret nga autoritetet franceze për të kujtuar qytetarët për krizën energjetike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Në fillim të kësaj jave, u njoftua se në Paris dritat që zbukurojnë monumentet në kryeqytetin francez do të fikeshin më herët.
Ministrja e Kulturës Rima, Abdul Malak tha se dritat në muzeun e Luvrit do të fiken në orën 23:00 në vend të orës 01:00 të mëngjesit. Ajo u bëri thirrje institucioneve kulturore franceze që të miratojnë masa të ngjashme për të kursyer energji.
Çmimet e energjisë janë rritur gjatë muajve të fundit, pjesërisht për shkak të luftës në Ukrainë./ KultPlus.com