Kroçera “Seabourn Quest”, vizitorja më e re e portit të Durrësit

28 Maj, 2024 - 11:27 am

Kroçera “Seabourn Quest” është vizitorja më e re e portit të Durrësit. Lajmi bëhet me dije nga kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako.

“Kroçera “Seabourn Quest”, që vjen për herë të parë në Durrës, sjell 450 turistë nga 22 shtete të botës”, shkruan Sako në rrjetet sociale.

Kjo kroçerë pritet të pasohet gjatë kësaj vere edhe nga shumë kroçera të tjera, të cilat e kanë përfshirë tashmë bregdetin shqiptar në itineraret e tyre në çdo sezon turistik.

Vitin e kaluar Shqipëria mirëpriti më shumë se 10 milionë turistë të huaj, një pjesë e mire e tyre vizitorë të ardhur me kroçera nga porti i Durrësit.

Të ngjajshme