24 Gusht, 2020 - 3:25 pm
Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar lidhur me gjendjen e liqeneve akumuluese të Batllavës dhe Badocit.
Sipas kompanisë, gjendja e tyre është nën nivelin maksimal.
“Liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badoci sot. Batllava më 631.57 metër mbi nivelin e detit ose 3.43 metër nën nivelin maksimal. Badovci më 640.60 metër mbi nivelin e detit ose 9.25 metër nën nivelin maksimal”, njofton kompania.