Kryebashkiaku japonez: Pazaret të bëhen nga burrat, gratë vonohen

24 Prill, 2020 - 12:00 pm

Në këto kohë distancimi social, jemi të të detyruar që të gjitha blerjet e nevojshme që kemi për të bërë, t’i bëjmë sa më shpejt. Një propozim i çuditshëm vjen nga kryetari i Bashkisë së Osakës i cili kërkon që të gjitha pazaret për shtëpinë të kryhen nga burrat pasi gratë janë të pavendosura dhe vonohen shumë nëpër dyqane.

Kryebashkiaku Ichiro Matsui shprehet se burrat shkojnë në markete dhe marrin ato që iu është thënë dhe largohen me shpejtësi dhe kjo sipas tij është diçka e mirë pasi shmanget kontakti njerëzor.

Por reagimet nuk kanë qenë shumë të mira për këto deklarata. Kryebashkiaku Matsui është sulmuar online nga mijëra njerëz të cilët e kanë akuzuar atë si paragjykues dhe që nuk respekton as burrat e as gratë.

Kur u pyet nga një gazetar, Ichiro Matsui e pranoi se këshilla e tij mund të jetë dukur pak e pa takt, por kjo gjë sipas kryebashkiakut është e vërtetë në familjen e tij. /KultPlus.com

Të ngjajshme