3 Maj, 2022 - 4:00 pm
Kryeministri britanik Boris Johnson do të përshëndesë rezistencën e ukrainasve ndaj pushtimit brutal rus si “ora e tyre më e mirë” kur të mbajë një fjalim në parlamentin e vendit.
Duke folur përmes lidhjes video, Kryeministri do të përdorë një fjalim për të përcaktuar detajet e një pakete të re të mbështetjes ushtarake prej 300 milionë paund për qeverinë e Kievit.
Downing Street tha se këto ndihma do të përfshijnë pajisje elektronike të luftës, një sistem radari kundër baterive, pajisje bllokimi GPS dhe mijëra pajisje për shikimin e natës ndërsa ofensiva ruse në rajonin e Donbasit vazhdon.
Kjo pason vizitën e paparalajmëruar të zotit Johnson në kryeqytetin ukrainas muajin e kaluar, në një shfaqje mbështetjeje dhe solidariteti me presidentin Volodymyr Zelensky.
Në fjalimin e tij, kryeministri do t’i bëjë jehonë fjalëve të ëinston Churchill për popullin britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore, siç bëri Zelensky kur foli në Parlamentin e ëestminsterit në mars.
“Kur vendi im u përball me kërcënimin e një pushtimi gjatë Luftës së Dytë Botërore, parlamenti ynë, si i juaji, vazhdoi të mblidhej gjatë konfliktit dhe populli britanik tregoi një unitet dhe vendosmëri të tillë që ne e kujtojmë kohën tonë të rrezikut më të madh si kohën tonë”, pritet të citojë Johnson.
“Kjo është ora më e mirë e Ukrainës, një kapitull epik i historisë suaj kombëtare që do të mbahet mend dhe do të tregohet për brezat që do të vijnë. Fëmijët dhe nipërit tuaj do të thonë se ukrainasit i kanë mësuar botës se forca brutale e një agresori nuk vlen asgjë kundër forca morale e një populli të vendosur për të qenë i lirë”, sipas Johnson. /os/ KultPlus.com