Kryeministri Kurti: 22 vetura të reja për të shpeshtuar vizitat në shtëpi për kujdes ndaj nënave dhe fëmijëve

15 Shtator, 2023 - 10:04 am

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mëngjesit e sotëm ka njoftuar se 22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave, për të realizuar dhe shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi, për kujdes ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën tri vjeçare. 

Këtë lajm, kryeministri e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook dhe padyshim që lajmi është mirëpritur jashtëzakonisht mirë duke pas parasysh se sa shumë kanë nevojë nënat dhe fëmijët për kujdes më të shtuar.

“22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3 vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë e ka planifikuar dërgimin e veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale”, thotë kryeministri. / KultPlus.com

Të ngjajshme