16 Nëntor, 2023 - 9:13 pm
Forumi Ndërkombëtar Ulpiana synon avancimin e marrëdhënieve mes qeverive dhe politikave nëpërmjet angazhimit të diasporës.
Në këtë forum fjalën e mori ministrja e Punëve të Jashtme e të Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, e cila shpërfaqi përvojën e saj në kohën sa ka jetuar në vendet e huaja, si dhe kthimin e saj në atdhe për të kontribuar në përparimin e vendit.
Ajo, mes tjerash, ka folur për çështjet e ndjeshme që preokupojnë diasporën, qoftë në aspektin identitar, kulturor, por edhe në atë ekonomik, për të ndihmuar zhvillimin e vendit të origjinës.
Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se komuniteti i diasporës nuk është një grup individësh, por urë lidhëse e atdheut me botën.
“Komuniteti i diasporës ka luajtur rol në formësimin vendit të origjinës së tyre. Diaspora është më shumë se grup individësh, është urë lidhëse e vendit me botën”, tha mes tjerash kryeministri Kurti.
Ai shtoi se kontributi tyre është i pamatshëm.
“Kosovarët, që jetojnë jashtë, folën për ata që nuk mundën të flisnin për krimet e që fshiheshin nga propaganda për gjenocidin në vendin e tyre”, tha, më tutje, kryeministri Kurti.
Kurti, më tej, ka folur për kontributin e diasporës në aspektin ekonomik, qoftë përmes remitancave, qoftë përmes investimeve në forma të ndryshme, etj.
Sipas tij, ky forum është i pari i këtij lloji, që grumbullon mbi 21 shtete dhe që mundëson lidhjen me vendin./RTK/KultPlus.com