Kryeministri Kurti: Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit

5 Nëntor, 2023 - 2:37 pm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se Kosova nuk mund të jetë plotësisht shtet i së drejtës pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit.

Këtë koment Kryeministri Kurti e ka bërë në facebook me rastin e 7 vjetorit të vdekjes së aktivistit Astrit Dehari.

“7 vjet pa aktivistin, studentin, patriotin shembullor, Astrit Deharin.

7 vjet prej kur morëm lajmin e kobshëm se shokun tonë, aktivistin e Lëvizjes, studentin shembullor të mjekësisë, Astrit Deharin, e kanë mbytur në burgun e Prizrenit. 7 vjet më vonë Kosova ka shënuar progres sa i përket demokracisë e lirisë e sundimit të ligjit mirëpo Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit e raste të tjera, dhe pa u dënuar përgjegjësit e krimit. Drejtësia, prokuroria, gjyqësori duhet t’i trajtojnë me urgjencë padrejtësitë dhe krimet në vendin tonë e kurrsesi t’i zvarrisin ato me muaj e me vite.

Lavdi jetës dhe veprës së Astritit, dëshmorit tonë të ri, ideali i të cilit do të jetë udhërrëfyes i përhershëm për Lëvizjen tonë”, ka shkruar Kryeministri Kurti./KultPlus.com

Të ngjajshme