10 Shtator, 2024 - 4:52 pm
Kryeministri Albin Kurti në një përgjigje për gazetarët sot në veri ka thënë “nuk e ka ndjerë se njerëzit nuk e e pëlqejnë dikë që vjen nga Prishtina, qoftë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës”.
“Mendoj se qytetarët janë të qetë. Ata duan liri dhe siguri. Unë jam këtu për mirëqenien e tyre. Funksioni im nuk është të ndaj gjërat sipas përkatësisë etnike, fetare apo çfarëdo qoftë, por të jem këtu për të gjithë pa diskriminim dhe privilegj”.
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri politikanin serb, Aleksandar Arsenjeviq, i cili fishkëlleu për vizitën e Kurtit.
Kurti atje u pyet se si do të kompensohen qytetarët serbë që “kanë humbur shumë shërbime nga organet e mbyllura të përkohshme dhe institucionet tjera”
“Ata që kanë probleme dhe kundërshtime të kontaktojnë me Atiqin. Kështu bën kjo komunë dhe policia këtu. Ne nuk jemi kundër askujt, por të gjithë ata që kanë probleme dhe kundërshtime t’i drejtohen organeve kompetente. Mendoj se kryetari Erden Atiq është gjithmonë i gatshëm të pranojë qytetarët dhe t’i zgjidhë problemet e tyre”.
Qytetarët, thotë ai, mund të paraqesin edhe vërejtje për punën e institucioneve të ndryshme te organet kompetente, sepse në to “qytetarët duhet të kenë qasje të barabartë”.