24 Korrik, 2021 - 12:46 pm
Pas fitores së Krasniqit në gjysmëfinale ku xhudistja kosovare mposhti Urantsetseg Munkhat të Mongolisë duke fituar medaljen Olimpike, tani ajo ka arritur të fitojë medaljen e Artë, raporton KultPlus.
Krasniqi fitoi në finale kundër japonezes Funa Tonaki.
Për fitoren e Krasniqit ka shkruar edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i cili përmes një statusi në faqen zyrtare në Facebook, është shprehur falenderues për ekipin nga Kosova, që siç ka theksuar ai, po e bëjnë krenar secilin prej nesh.
”DISTRIA E ARTË
Në garën e parë në Lojërat Olimpike, Kosova fiton medaljen e artë.
Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh. Me zemër jam me ju në Tokio”, ka shkruar Kurti. / KultPlus.com