Kryeministri Kurti takohet me ambasadorin De Riu, flasin për zgjedhjet dhe hapat për formimin e institucioneve

19 Shkurt, 2025 - 5:00 pm

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Bëhet e ditur se Kurti e De Riu folën për zhvillimet në vend, me theks të mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Diskutuan për zhvillimet në vend, me theks te mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe hapat për formimin e institucioneve pas certifikimit te rezultateve”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, gjatë takimit u theksua edhe rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë – Itali.

Të ngjajshme