23 Korrik, 2024 - 6:52 pm
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku,janë takuar me antropologen amerikane Janet Reineck dhe grupin me të cilin ka nisur një tur rreth Kosovës në kuadër të iniciativës “Kosova Ethno-Tour”.
“Grupi do të qëndrojë për dy javë në vend, deri më datën 5 gusht. Gjatë kësaj periudhe do të vizitojnë peizazhe e pasuritë tona natyrore, përjetojnë kulturat tona ushqimore si dhe disa prej festivaleve që organizohen në lokacione të ndryshme gjatë kësaj periudhe”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.
“Kryeministri e falënderoi antropologen për kontributin që ajo po jep për shpërndarjen e njohurive në njohjen e vlerave kulturore e natyrore të vendit tonë dhe ardhjen e turistëve përmes programit të saj”.
“Ai i uroi grupit qëndrim të mbarë e të këndshëm në Kosovë, duke shprehur dëshirën që ta njohin sa më shumë vendin tonë”.