14 Janar, 2024 - 11:10 am
Kryeministri Albin Kurti ka takuar mbrëmë Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit.
Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit, shefi i ekzekutivit veçoi liberalizimin e vizave për çka e falënderoi Cramonin për punën dhe angazhimin e saj.
“Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për këtë takim.
Kurti e falënderoi dhe shprehu vlerësimin për rolin dhe angazhimin e Cramonit në Parlamentin Evropian.