Kryeministri Kurti viziton ekspozitën ‘Reporting House’: Ekspozitë e rëndësishme për kujtesën tonë kolektive

18 Qershor, 2024 - 7:38 pm

Kryeministri i Kosovës, Albn Kurti, sot ka vizituar ekspozitën“ Reporting House”, e cila prezanton fotografi, reportazhe, e dokumente për Kosovën e viteve të 90-ta, të realizuar nga BIRN Kosova, KALLXO.com, Bienalja e Prishtinës dhe Paper Gallery.

Kryeministri Kurti ka thënë se ekspozita “Reporting House” është një ekspozitë e rëndësishme për kujtesën kolektive, e cila vjen si përkujtim dhe nderim për të gjitha gratë dhe burrat që u angazhuan për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

Më poshtë gjendet shkrimi i plotë i kryeministrit Kurti në Facebook:

Dritëshkrime mbi errësirën e viteve të 1990-ta. Fotografi dhe reportazhe, dëshmi të një kohe të vështirë dhe të rëndë. Gazetarë të guximshëm që rrezikuan jetën për të vërtetën.

Qëndresa dhe sakrifica e popullit të Kosovës. Shtëpitë-shkolla. Protesta kundër dhunës. Lufta për liri. Vepra arti e artefakte për historinë e jetuar. Kujtime të vuajtjeve dhe triumfeve tona.

REPORTING HOUSE, një ekspozitë e rëndësishme për kujtesën tonë kolektive.

Ekspozita nga BIRN Kosova, KALLXO.com, Bienalja e Prishtinës dhe Paper Gallery, prezanton vepra nga emra të njohur nga bota e artit dhe rreth 150 kronika televizive me xhirime për Kosovën. Kjo ekspozitë e realizuar nga Jeta Xharra dhe kuruar nga Gazmend Ejupi do të jetë e hapur deri në mes të shtatorit.

Është përkujtim dhe nderim për të gjitha gratë dhe burrat që u angazhuan për çlirimin dhe lirinë e Kosovës./ KultPlus.com

Të ngjajshme