Kryeministri Rama mikpret për herë të parë Presidentin Zelensky: Lideri i rezistencës heroike

28 Shkurt, 2024 - 10:17 am

Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri, Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Takimi Rama-Zelensky është i pari në axhendën e ngjeshur të Presidentit të Ukrainës në këtë vizitë të parë në Shqipëri, ndërsa më pas parashikohet takimi mes dy delegacioneve ndërsa pritet firmosja e një marrëveshjeje dypalëshe.

“Mikpritja për herë të parë e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, liderin e rezistencës heroike”, shprehet Rama krahas pamjeve nga pritja në ambientet e Kryeministrisë.

Presidenti Zelensky po zhvillon vizitën e tij të parë në Tiranë në kuadër të Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”, që organizohet sot në kryeqytetin shqiptar.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy është bashkëorganizator i Samitit, së bashku me Kryeministrin Edi Rama. Në Samit marrin pjesë 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore.

Përpara pjesëmarrjes në samitin “Ukrainë-Evropa Juglindore” në Tiranë, Zelensky konfirmoi se palët do të diskutojnë bashkëpunimin politik dhe atë të mbrojtjes, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë.

Foto: Florian Abazaj. / atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme