11 Mars, 2024 - 1:30 pm
Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm pamje nga Alpet Shqiptare, ndërsa pranvera sapo ka nisur të trokasë.
Alpet Shqiptare po bëhen gati të mirëpresin vizitorë ndërsa vjen stina e ngrohtë. Lulet e para kanë çelur aty ku dëbora ka shkrirë.
Mijëra vizitorë vendas e të huaj vizitojnë Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë çdo vit.
I cilësuar si një destinacionet e preferuara të të pasionuarve pas turizmit malor turistët vendas dhe të huaj shijojnë natyrën magjepsëse që ofrojnë Alpet.
Alpet përfshijnë lumin e Gashit, Luginën e Valbonës, Thethin, Vermoshin dhe Bogën, ku turistë vendas dhe të huaj shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që i karakterizon ato. / KultPlus.com