6 Janar, 2025 - 5:01 pm
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Madje ai shton se ShBA-ja është partneri kryesor, aleati i pazëvendësueshëm dhe miku special i Kosovës, njofton Klankosova.tv.
“Në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne kemi marrëdhënie të shkëlqyer, të cilët nuk janë vetëm në fushën e diplomacisë, janë edhe në fushën e mbrojtjes dhe të zhvillimit”.
“Komunikimet tona zhvillohen në mënyrë zyrtare, në mes institucioneve të shtetit, më parë se me ndërmjetësues e kompani, e kemi ambasadën e Republikës së Kosovës, e kemi ambasadorin Ilir Dugolli, i cili punon ditë e natë”, tha Kurti për KosovaPress.
“Unë nuk shoh kurrfarë vështirësish për marrëdhënien e shkëlqyer me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë partneri ynë kryesor, aleati ynë i pazëvendësueshëm dhe miku special”.