Kryetari i Gastronomëve propozon hapjen e “strip bar” në Prishtinë

7 Shkurt, 2024 - 3:06 pm

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi vlerëson se Prishtina ka kapacitet të hap klube striptizi, njëherit duke shtuar se kjo mund të ndikojë në rënien e numrit të dhunimeve.

Ai thekson se duhet të hapen këto “strip bar”, porse duhet shtuar edhe kontrollat.

“Është temë e ndjeshme shumë. Gjermania, Austria, Zvicra janë kanë tri shtete që nuk e kanë pranu Rumaninë dhe Moldavinë në Bashkim Evropian pa e ndal prostitucionin. Kur e kanë ndal, rreth 400 mijë femra sot me letra punojnë në Gjermani, prej këtyre dy shteteve. Rreth 20 miliardë qarkullim vjetor i krijon prostitucioni i Gjermanisë. E na knej mundemi me u ba sa të duash burra të ndershëm, por ata goxha përfitojnë prej kësaj situate”.

“Unë ndoshta për prostitucion nuk jam pro por do stip bara, sikur janë në Amerikë. Derisa shkon në Amerikë i harxhon do pare, pse mos me u kanë edhe këtu. Munden me u ba do sene, mundet me u shtu një kontroll, me u ba qysh duhet me u ba edhe le të bahen. Bie numri i dhunimeve. Prishtina ka kapacitet me hap”, tha Kllokoqi në Onima Media. / KultPlus.com

Të ngjajshme