Kryetari Rama përvesh mëngët, fillon lirimin e hapësirës në objektin “Gërmia” për ta shndërruar në Muze dhe Sallë Koncertale

27 Shkurt, 2024 - 2:54 pm

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fotografi të hapësirës brenda ish shtëpisë së mallrave “Gërmia”, duke bërë të ditur se hapësira është duke u liruar e pastruar për tu bërë gati për, krijimin e muzeut dhe sallën e koncerteve.

“Gjithë hapësirën brenda ish shtëpisë së mallrave “Gërmia” po e lirojmë dhe pastrojmë, për ta bërë gati për super projektin, krijimin e muzeut dhe sallën e koncerteve.

Prishtina po transformohet!”, shkruan Rama. / KultPlus.com

Të ngjajshme