Kryetari Rama prezanton projektin e Shkollës së Arteve Pamore: Talentët do të mund të zhvillojnë potencialin e plotë

29 Qershor, 2024 - 2:12 pm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar pamje ta Shkollës së Arteve Pamore e cila pritet të ndërtohet në Kryeqytet, nga ku edhe ka potencuar se me ndërtimin e kësaj shkolle do të arrihen nivele të reja të arsimimit artistik duke ndihmuar nxënësit të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë.

Kryetari Rama ka thënë se në këtë hapsirë sipas tij të dinjitetshme për nxënësit e talentuar, do të fillohet me ndërtimin e shkollës së muzikës.

“Hapësira të dinjitetshme për nxënësit tanë shumë të talentuar të cilët do të mësojnë në super ambiente, në shkollën e arteve pamore dhe performuese në Prishtinë.

Të premten vizituam terrenin ku do të ndërtohen objektet, duke filluar me shkollën e muzikës.

Me ndërtimin e kësaj shkolle ne do të arrijmë nivele të reja të arsimimit artistik duke ndihmuar nxënësit të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë”, ka shkruar Rama në facebook./ KultPlus.com

Të ngjajshme