18 Qershor, 2024 - 6:15 pm
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka takuar anëtarin e Këshillit të Industrive Krijuese të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, John Newbigin, ku me këtë rast është shprehur se mundësi të mëdha bashkëpunimi në fushën e artit dhe kulturës mes Prishtinës dhe Londrës qëndrojnë përpara nesh.
Kryetari Rama ka bërë të ditur se fokus të veqantë iu dha mësimit nga përvojat e Londrës në zhvillimin e ekonomisë krijuese për të ndikuar dhe pasuruar jetën kulturore në qytete.
“Mundësi të mëdha bashkëpunimi në fushën e artit dhe kulturës mes Prishtinës dhe Londrës janë përpara nesh.
Konkretizimin e këtyre mundësive e diskutuam me anëtarin e Këshillit të Industrive Krijuese të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Kryetarin e Grupit Këshillimor për Arte dhe Ekonomi Krijuese të British Council, z. John Newbigin.
Me z. John Newbigin, folëm për shkëmbimin e iniciativave dhe ndërtimin e rrjeteve të bashkëpunimit përmes zonave të ndryshme (bashkësive lokale) të të dy vendeve nga ku mund të përfitojnë të dy palët”, thuhet në shkrimin e Ramës./ KultPlus.com