Kthimi i shkrimtarit Ismail Kadare në Shqipëri pas azilit politik dhe fjalët e para që shprehu sapo zbriti nga avioni

25 Qershor, 2021 - 11:05 am

Nga Aurenc Bebja

Prestigjozja “Le Monde” ka botuar, të premten e 8 majit 1992, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me kthimin asokohe të shkrimtarit Ismail Kadare në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Ismail Kadare mbërriti në Tiranë.

Burimi : Le Monde, 8 maj 1992, f.3

— Në ekzil për dy vjet në Francë, shkrimtari pesëdhjetë e gjashtë vjeçar Ismail Kadare u kthye në Shqipëri të mërkurën e 6 majit. “Unë mbështes demokracinë dhe qeverinë demokratike dhe do të qëndroj këtu”, tha ai kur zbriti nga avioni (Le Monde, 7 maj). — (Reuter).

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-monde-1992-kthimi-i-shkrimtarit-ismail-kadare-ne-shqiperi-pas-azilit-politik-ne-france-ja-fjalet-e-para-qe-shprehu-sapo-zbriti-nga-avioni/

Të ngjajshme