17 Prill, 2021 - 6:58 pm
Pas fitores së Akil Gjakovës i cili tashmë është kampioni i ri i Evropës në Xhudo, duke siguruar medaljen e artë në Lisbonë, trajneri Driton Kuka ka shkruar se po përmbushet në çdo aspekt nga nxënësit e tij, shkruan KultPlus.
Kuka ka shtuar se kjo është një ditë e lumtur për vendin tonë, sepse pas triumfeve të vajzave tashmë ka ardhur edhe medalja e parë nga meshkujt.
Më poshtë gjeni statusin e tij të plotë:
Pas shpalljes së Akil Gjakovës Kampion i Evropës në xhudo, trajneri i mirënjohur Driton Kuka, ka thënë se po përmbushet në çdo aspekt nga nxënësit e tij.
“Mbreti i Evropës …. Kampion Evropian Akil Gjakova! Medalja e parë Elitare për meshkuj në Kampionate Evropiane”.
“Ditë e lumtur dhe e madhe për vendin dhe popullin tim! Pas mbi 20 medaljeve Elitare për vajzat tona heroina erdh edhe medalja e parë për meshkuj”.
“Po përmbushem në çdo aspekt nga nxënësit e mi!”./ KultPlus.com