10 Tetor, 2019 - 4:37 pm
Mediumi i vetëm ekskluzivisht kulturor KultPlus, ka organizuar peticion si reagim ndaj çmimit të sotëm “Nobel” për letërsinë që Akademia Suedeze ndau sot.
“Nobeli” i vitit2019 iu nda shkrimtarit austriak Peter Handke që njihet botërisht për përkrahjen që i ka dhënë vazhdimisht Sllobodan Millosheviçit, i cili u akuzua për gjenocid dhe krime të rënda.
Kudo pati reagime nga njerëz të kulturës dhe artit, e ndër ta renditet edhe mediumi KultPlus, që organizoi këtë peticion.
Ftoheni të bëheni pjesë e këtij peticioni që për qëllim ka tërheqjen e çmimit “Nobel” për letërsi. /KultPlus.com
Më poshtë vegëza (linku) i këtij peticioni: