11 Gusht, 2022 - 4:30 pm
Nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë andaj YIHR KS ka organizuar një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!”.
“Rinia dita ditës janë të gatshëm me u largu prej Kosovës për të drejta bazë, andaj së bashku me qytetare/aktiviste kësaj here po i kushtojmë vëmendje dukurisë së migrimit të rinisë së Kosovës. Duke vendosur valixhet tona në sheshin “Nëna Terezë” po i shfaqim arsyet dhe storjet e të rinjve për tendencë migrimi jashtë Kosovës. Me këtë aksion simbolik po i rezistojmë së bashku padrejtësitë e po i kërkojmë të drejtat që na takojnë”, thuhet në njoftim.
Aksioni mbahet në sheshin ‘Nëna Terezë’, më 12 gusht në 12:00. / KultPlus.com