29 Janar, 2023 - 1:59 pm
Çehov Anton (1860-1904), shkrimtar i madh rus, një nga përfaqësuesit më të shquar të realizmit rus.
Çehovi ishte mjek dhe kishte frikë nga përgjegjësitë e rënda të profesionit të tij. Në një recetë kishte bërë një gabim. Nuk kishte vënë një presje në shifrën që tregonte gramët. I hyri frikë e madhe nga pasojat dhe menjëherë shkoi tek i sëmuri.
Për fat, receta nuk ishte dërguar ende te farmacisti. Frika i hyri edhe kur në familjen e një të afërmi të tij, ku të gjithë pjesëtaret ishin të sëmurë me tifo, rastisi që të vdiste nëna dhe një vajzë e vogël.
Çehovi u dërrmua shpirtërisht saqë hoqi nga porta e shtëpisë mbishkrimin: “Mjek kirurg”. Qysh atëherë, ai e braktisi profesionin e mjekut. / KultPlus.com