Kur Charlie Chaplin e bënte simbolin e shqiponjës në filmat e tij

13 Dhjetor, 2024 - 11:01 am

Charles Spencer Chaplin ishte një aktor komik, regjisor dhe një njeri shumë i famshëm i epokës së filmave të heshtur.

Ai konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme në historinë e industrisë së filmave.

Karriera e tij zgjati më shumë se 75 vjet, prej fëmijërisë në epokën viktoriane e deri një vit para vdekjes së tij më 1977.

Në njërën nga skeçet e tij, Chaplin kishte bërë edhe simbolin e shqiponjës me duar.

Andaj, këtyre ditëve kur po diskutohet më shumë se kurrë për shqiponjën – simbolin shqiptar të pranishëm edhe në flamurin kombëtar dhe faktin se si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri me festimin e tyre shkaktuan debat në Evropë, ka filluar të qarkullojë në internet një video e vjetër e aktorit të mirënjohur botëror, Charlie Chaplin duke bërë shqiponjën.

Në disa faqe, videoja është publikuar me mbishkrimin “Ja pse serbët nuk e pëlqenin Chaplinin”. / KultPlus.com

Të ngjajshme