29 Prill, 2020 - 9:30 am
Nga Aurenc Bebja
“L’Intransigeant” ka botuar, të mërkurën e 16 marsit 1938, në faqen n°10, një shkrim në lidhje me pritjen e motrave të mbretit Zog asokohe në Shtëpinë e Bardhë nga çifti presidencial Roosevelt, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Princeshat e Shqipërisë vizitojnë Znj. dhe Z. Roosevelt
“Princeshat Maxhide, Myzejen dhe Ruhie, motrat e Mbretit të Shqipërisë, u pritën në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku Z. dhe Znj. Roosevelt pinë një çaj (bënë një pritje) për nder të tyre.
Më sipër: tri princeshat duke u larguar nga stacioni i trenit, të shoqëruara nga policët përgjegjës për sigurinë e tyre.”