12 Nëntor, 2023 - 10:32 am
Lasgush Poradeci, “Zogu i fundit i liqerit”, vdiq në nëntorin e 1987-ës.
E pas shumë vitesh, mbi varrin e këtij gjeniu qëndronte një tjetër po aq madhështor si Agolli.
Mbi varrin e Poradecit, Dritëro Agolli, kujton vjershat e shkrimtarit.
“Fluturoj dhe shtërg’ i fundit, madhështor, me shpirt të gjorë
Dyke shkuar që -me-natë sipër malesh me dëborë…”
Kujtimi i tij mbetet i përjetshëm njëlloj si vjershat e tij.
Duke kujtuar artin e tij, Agolli, thekson se Lasgushi ishte më i vonuari nga simbolistët e fuqishëm.
“Simbolizmi i tij ishte shumë kombëtar, veçanërisht në muzikalitetin e gjuhës shqipe.”
Njëlloj si në poezinë e tij “Mbarim vjeshte”.
Si njeriu, i cili kërkon të ktheht atje ku ka lindur dhe do të kthehet përsëri atje. /KultPlus.com