16 Janar, 2020 - 4:00 pm
Kur vdiq Gjergj Kastrioti, Sulltani tha: “Tashti Europa dhe Azia janë të mijat! Mjer’ Europa, se i humbi shpata dhe mburoja!”
Në shtratin e vdekjes Ai korri fitoren e Tij të fundit pa kenë aty. Një ushtri turke, që kishte pushtue krahinen e Shkodres në kohë dimni, u shpartallue prej ushtrisë Kastriotit pa Skenderbeun, sepse Ai nuk mujte me u ngritë nga shtrati me i hypë kalit..
Fryma e Kastriotit jetoi per shumë kohë në Popullin Shqiptar, ndonse Ai vetë kje zhdukë.
Me 16 Qershor 1478 qyteti i Lezhës u dorzue nga shpartallimi prej urisë, ndonse sulltani i kishte premtue që mos të prekej jeta e mbrojtësve trima të kështjellës. Fan Noli shkruen:
“Mehmeti II dha urdhër t’i thernin burrat pa mëshirë dhe t’i skllavronin gratë e fëmijët. Një vit më vonë (1479) ra dhe Shkodra, pas një rrethimi të gjatë të udhëhequr prej vetë Mehmetit II. Historia e mbrojtjes së saj heroike tregohet prej Marin Barletit, që ka qenë aty dëshmitar dhe ka parë predhat prej guri që shperthenin brenda në qytet çdo ditë…
Kështu, njeri pas tjetrit, gjithë qytetet u shkatërruan dhe u kthyen në katunde të mjera.
Qytetet e lulëzuara të bregdetit u zhdukën, dhe mjerimi i plotë zuri vendin e tyre.., për të treguar historinë e tyre në gjuhen e Viktor Hugoit: “Turqit kaluan andej, çdo gjë u bë gërmadhë e zi.” (F. Noli: Historia Gjergj Kastrioti Skenderbeu – fq. 151).
Marin Barleti shkruen tek “Rrethimi i Shkodres” (fq. 47): “Tashti a mund të besohet se nji shpirt kaq mizor e i ndytë të shporret në pleqni prej të gjitha këtyne të zezave që prej natyre lindin në gjak qysh në moshen ma të njomë? Edhe askujt s’ i shkon mendja me thanë se ai me drejtësi asht ba zot i çdo gjaje, kur të merret parasysh se mbrenda nji kohe aq të shkurtën ai ka krijue nji perandori kaq të madhe. Dhe me të vertetë ai çdo gja pervetsoi në mënyrë të padrejtë e të palejueshme e me perbuzje flliqi çdo gja hyjnore e njerzore, gjithmonë veproi me dredhi, me të pabesë e me epsh të keq. Çfarë poshtërsish s’ ka ba ai njeri: Çdo flligshti; ai ka shnderue, ai ka thye kunorë. Ai ka dhunue Kishë, ka heqë të gjithë meshtarët, ka ngatrrue urdhna, ka perlye mbretni e gjithnji asht orvatë të ngatrrojë e të shuejë çdo gja religjoze, të madhnueshme e të ndershme, a ligjët a kanunet e jetës, a zakone a besë e nder apo çdo disiplinë të drejtë. Qe pra, kjo asht arsyeja per të cilën duhet të hapim sytë e të ruhemi mirë nga pusitë e këtij farë tirani… Duhet të shtijmë në punë të gjitha armët tona, që mos të mbesë gjallë asnji Shkodranë…”
Porosi që vazhdoi të persëritet nga Enver Hoxha e deri sot nga “Rilindja” e Edi Ramës!
Melbourne, 16 Janar 2020. /Fritz Radovani /KultPlus.com