22 Janar, 2022 - 9:00 am
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të bëjë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz sot me fillim nga ora 09:00, shkruan KultPlus.
Më 22 janar 1998 në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municioneve të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar kah Kulla e Jasharëve, për të sulmuar ata.
Albin Kurti kishte deklaruar në dhjetor të vitit të kaluar se shumë shpejt do të fillojnë punimet në këtë ndërtesë.
Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998 ku pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin./ KultPlus.com