11 Janar, 2024 - 10:55 pm
Kryeminstri i Irlandës, Leo Varadkar, ka vizituar Kosovën, duke thelluar edhe më shumë marrëdhëniet me vendin më të ri në Evropë, shkruan KultPlus.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Irlandës në çlirimin, pavarësinë dhe zhvillimin e vendit.
Postimi i plotë
“Marrëdhëniet tona me Irlandën sa vijnë e thellohen. Ishte kënaqësi ta mirëpres kryeministrin irlandez, Leo Varadkar, në vizitën e tij të parë në Kosovë.
Vendet tona janë të lidhura fortë për vlera të përbashkëta të demokracisë dhe një histori të qëndrueshmërisë dhe rezistencës. Jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Irlandës në çlirimin, pavarësinë dhe zhvillimin e vendit tonë.
Kosova mund të mësojë nga përvoja dhe ekspertiza e Irlandës me diasporën, si dhe në sektorë si bujqësia, energjia e ripërtëritshme dhe teknologjia. Andaj, takimi i sotëm ishte një rast shumë i mirë për të diskutuar mbi mundësitë që i kemi para vetes për t’i thelluar raportet tona, sa në rrafshin ekonomik e tregtar, ashtu edhe në atë kulturor, politik dhe diplomatik”, shkruan Kurti. /KultPlus.com