6 Maj, 2021 - 9:20 pm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar Luan Haradinajn në 24 vjetorin e rënies së tij, përcjell KultPlus.
Kurti ka shkruar se Luan Haradinaj e kalonte kufirin prej studentit te luftëtari me armën e vet dhe me armë për shokë.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:
Në 24 vjetorin e Luanit
Luan Haradinaj e kalonte kufirin prej studentit te luftëtari me armën e vet dhe me armë për shokë. Luan do të thotë të kalosh kufirin mes mënyrës studente dhe asaj luftëtare.
Nuk është e rendit të përditshëm kjo dashuri e dyfishtë për lirinë: për ushtrimin e mendimit të lirë dhe për jetën e lirë. Vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona që ka aq shumë dëshmorë të cilët ranë duke bartur armatim për të tjerë luftëtarë që do të bëhen dëshmorë më pas./ KultPlus.com