7 Nëntor, 2020 - 6:50 pm
Kamala Harris u lind në Oakland të Kalifornisë (1964) nga dy prindër imigrantë: një nënë me origjinë indiane dhe babai i lindur në Xhamajka.
Pas shkurorëzimit të prindërve, Harris u rrit kryesisht nga nëna e saj hindu, Shyamala Gopalan Harris, një studiuese për kancerin dhe aktiviste për të drejtat civile.
Ajo u rrit me trashëgiminë e saj indiane, duke iu bashkuar nënës në vizitat në shtetin e Indisë, por Harris ka thënë se nëna e saj adoptoi kulturën e “zezë” të Oaklandit.
Vitet e para si senatore gjithashtu i kaloi për një periudhë të shkurtër edhe në Kanada.
Kur Gopalan Harris mori mësime në Universitetin McGill, Harris dhe motra e saj e vogël, Maya shkuan me të, duke ndjekur shkollimin për pesë vite në Montreal.
Ajo ndoqi kolegjin në SHBA, duke kaluar katër vjet në Universitetin e Howardit, një nga kolegjet kryesore të vendit, të cilat ajo i ka cilësuar si ndër përvojat më formuese të jetës së saj.
Harris thotë se gjithmonë ka qenë e rehatshme me identitetin e saj dhe thjesht e përshkruan veten si “një amerikane”.
Në vitin 2019, ajo i tha Ëashington Post se politikanët nuk duhet të futen në ndarje për shkak të ngjyrës ose sfondit të tyre.
“Esenca ime është: Unë jam kush jam. Unë jam e mirë me të. Ndoshta duhet ta kuptoni, por jam mirë me të”, tha ajo.
Pas katër vitesh në Howard, Harris fitojë gradën e saj juriste në Universitetin e Kalifornisë, Hastings dhe filloi karrierën në Zyrën e Prokurorit të Qarkut Alameda.
Ajo u bë avokate e qarkut – prokurore e lartë – për San Francisko në vitin 2003, përpara se të zgjidhej gruaja e parë që shërbeu si avokate e përgjithshme e Kalifornisë, zyrtare e zbatimit të ligjit në shtetin më të populluar të Amerikës.
Në gati dy mandatet e saja si avokate e përgjithshme, Harris fitoi një reputacion si një nga yjet në rritje të partisë Demokratike, duke përdorur këtë moment për të nxitur zgjedhjen e saj si senatore e re e në vitin 2017 nga Kalifornia.
Kur filloi kandidimin për presidente para një turme njerëzish prej më shumë se 20 mijë sosh në Oakland, Kaliforni, në fillim të vitit të kaluar, oferta e saj u prit me entuziazëm. Por senatorja nuk arriti të artikulojë një arsyetim të pastër gjatë fushatës duke dhënë përgjigje të paqarta për pyetjet në fushat kryesore të politikës si dhe kujdesit shëndetësor.
Ajo gjithashtu nuk ishte në gjendje të përfitonte nga pika e fortë e kandidaturës së saj: gjatë debateve të demokratëve nuk tregoi aftësitë e saj prokuroriale, duke e vendosur shpesh Bidenin në vijën e sulmit.
Një demokrate nga Kalifornia me një rezyme të zbatimit të ligjit, Harris u përpoq të ndiqte vijën e mirë midis krahëve përparimtarë dhe të moderuar të partisë së saj, por përfundoi duke i dhënë fund kandidaturës në dhjetor para debatit të parë të demokratëve në Iowa në fillim të vitit 2020.
Kandidimi për presidente të SHBA’së bëri që për pak kohë puna e saj kryesore si prokurore e Kalifornisë të lihet anash.
Megjithëse u përballë me rastet e tilla si, martesa homoseksuale dhe dënimi me vdekje, ajo u përball me sulme të përsëritura nga progresistët për të mos qenë mjaft përparimtare, dhe ishte subjekt i një vepre të profesorit të ligjit të Universitetit të San Franciscos, Lara Bazelon.
“Kamala është police” u bë një refren i zakonshëm i fushatës së saj, duke prishur përpjekjet për të fituar bazën më liberale të demokratëve gjatë fillimeve. Por, të njëjtat kredenciale për zbatimin e ligjit mund të rezultojnë të dobishme në zgjedhjet e përgjithshme kur demokratët duhet të fitojnë votuesit më të moderuar dhe të pavarur./KultPlus.com