1 Prill, 2023 - 8:30 pm
Sot bëhen 208 vite nga lindja e një prej burrështetasve më të famshëm në historinë e Evropës,shkruan KultPlus.
Otto von Bismarck, lindi më 1 prill të vitit 1815. Bismarck ishte burrështetas konservator prusian, i cili qe në krye të politikës evropiane nga vitet 1860-1890 të shek. XIX.
Ai ishe kancelari i parë i Gjermanisë, udhëheqja e të cilit ishte ndërmjet viteve 1871-1890.
Bismarck qe kryeministër i Prusisë në vitet 1862–90, dhe bashkimi i Gjermanisë ishte qëllimi parësorë i tij. Prej vitit 1867, ai ishte Kancelar i Konfederatës Gjermane Veriore.
Pas formimit të Perandorisë Gjermane për herë të dytë më 1871, ai shërbeu si ‘Kancelari i saj i parë’ prej ku dhe ushtroi “Realpolitk” që i dha pseudonimin “Kancelari i Hekurt”.
Ai vdiç më 30 korrik 1898./KultPlus.com